Video/ Autori i vrasjeve: Jam
viktimë i bulizmit, turqit e mallkua

Video/ Autori i vrasjeve: Jam<br />viktimë i bulizmit, turqit e mallkua
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të transkriptuar ku tregohet moemnti që autori 18 vjeçar flet me një person nga ballkoni i një pallati në afërsi të MC Donald ku mbetën të vrarë të paktën 9 persona mes tyre 3 shqiptarë.

“Unë kam qenë viktimë e keqtrajtimit për 7 vjet, tani kam pistolete dhe do t'ju qelloj”. Kështu është shprehur autori i sulmit, duke iu drejtuar një personi i cili gjendej në një ballkon të pallatit pranë Qendrës Tregtare ku ndodhi masakra.

Në shkëmbimin e fjalëve, personi në ballkon e ka fyer disa herë me fjalë të rënda atentatorin.

Gazeta britanike “The Guardian”, ka publikuar një link me përkthimin në anglisht të dialogut mes të dyve, i cili shpesh kalon në debat të nxehtë. Fjalët “të huaj e mallkuar”, duket se janë thënë nga personi në ballkon, ndërsa vrasësi i armatosur bertet “turq të mallkuar”.

Ne fund te bisedes atentatori Ali Sonboly therret une jam gjerman ndërsa bashkëbiseduesi bërtet hej ka një pistoletë, e ka mbushur thirr policine.

biseda

Ja biseda:
Burri në ballkon: “Ti b… m…., ti…
I armatosuri: “Për shkakun tuaj unë jam tallur për shtatë vjet…”
Burri në ballkon: ‘Ti k…. Ti je një k….’
I armatosuri: ‘…dhe tani unë kam një armë për t’ju qëlluar’
Burri në ballkon: ‘Një armë! Ik q… andej! Ty duhet të të këputet koka ti b….. ‘
I armatosuri dhe burri në ballkon i bërtasin njëri-­tjetrit. Burri në ballkon duket se është duke filmuar:
‘Ai ka një armë, ai aty ka armë’
I armatosuri: ‘Turq m….!’
Burri në ballkon: “Të huaj m….”
Burri në ballkon dikujt tjetër: “Ej! Ai ka një armë! E ka mbushur. Thërrit policët. Ai po ecën këtej rrotull ai k…..!’
I armatosuri: ‘Unë jam gjerman’.
Burri në ballkon: ‘Ti je një k… ja se çfarë je ti”
I armatosuri: “Mos filmo!”
Burri në ballkon: “Një k… ja se çfarë je. Çfarë m… po bën?’
I armatosuri: “Ashtu, unë kam lindur këtu”.
Burri në ballkon: “Çfarë m… mendon se po bën?”
I armatosuri: “Unë jam rritur këtu në zonën Hartz 4 (asistenca e papunësisë në Gjermani)”
Burri në ballkon dhe i amatosuri flasin në të njëtën kohë.
Burri në ballkon: ‘Trajtimi do të thotë diçka për ty”
I armatosuri: “Unë nuk kam bërë asgjë këtu për (nuk kuptohet) … Të lutem qepe gojën”
Burri në ballkon: “Ti k..”
Burri në ballkon njerëzve rreth e rrotull: “Ej, ai është në katin e sipërm këtu”.
Kamerat mbulohen ndërkohë që ai qëllon. Burri në ballkon e quan atë k.. përsëri.
Burri në ballkon: “Duhet të të kenë dhj… brenda në kokë”
I armatosuri: “Nuk e kanë bërë. Nuk e kanë bërë, kështu është. Nuk e kanë bërë”

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot