VIDEO/ Avioni rrëzohet mbi rulotë në Florida, shpërthejnë në flakë! Disa viktima

VIDEO/ Avioni rrëzohet mbi rulotë në Florida, shpërthejnë në flakë! Disa viktima

Disa njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi disa rulo në Clearwater, Florida. Autoritetet thanë se pas rrëzimit të avionit katër rulotë kanë shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orën lokale, ndërsa zjarrfikësit kanë treguar se kur shkuan në vendin e ngjarjes i gjetën rulotë në flakë, ndërsa njëra prej tyre kishte brenda avionin e rrëzuar.

"Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima si nga avioni ashtu edhe brenda rulosë," tha shefi i zjarrfikëses Scott Ehlers më vonë, pa dhënë një numër të saktë se sa njerëz vdiqën.

Ende është e paqartë se sa persona kanë qenë në aeroplan.

“Të paktën tre rulo u dëmtuan nga zjarri”, tha Ehlers. “Përveç rulosë që u godit drejtpërdrejt, njerëzit në shtëpitë e tjera mundën të dilnin jashtë”, tha ai.

Një banor i Clearwater, Steven Ascari tha për CNN se shpërthimi tronditi banesën e tij.

"Dhe gjëja tjetër që dini se është parë një shtyllë gjigante tymi," tha ai.

Piloti i Beechcraft Bonanza V35 kishte raportuar një problem në motor përpara përplasjes, tha Administrata Federale e Aviacionit. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë përplasjen, tha FAA. Avioni përfundimisht doli nga radari rreth 3 milje në veri të një piste dhe u rrëzua në Clearwater.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?