Sion fitoi sot 2-0 me Luzern për javën e 11 të Superligës zviceriane. Golin e parë të sfidës e shënoi Mario Balotelli. Sulmuesi italian lëshoi një "predhë" nga distanca në të 33 minutë, me sferën që u ndal në rrjetën e Muller. Mediet në Zvicër bëjnë me dije se shpejtësia e topit pas goditjes së Balotellit ishte 102 kilometër për orë, çka e bëri të pamundur për portierin.

Ky ishte goli i tretë i Balotellit në pesë ndeshje me Sion. Kujtojmë se në verën e këtij viti 32 vjeçari la Adana Demirspor në Turqi dhe kaloi te Sion. Skuadra nga Zvicra drejtohet nga ish-ndihmësi i De Biassit te Shqipëria, Paolo Tramezzani dhe Burim Kukeli. Pas javës së 11, Sion me 18 pikë mban vendin e tretë në klasifikim.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?