Video/ Bashës i ikin dritat duke
bërë analizën vjetore të Bashkisë

Video/ Bashës i ikin dritat duke<br />bërë analizën vjetore të Bashkisë
TIRANE - Në fund të 2014, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë një bilanc për punën e tij. Por fati nuk e ndihmoi kryebashkiakun, pasi  vetëm 5 minuta nga fjala e tij në aktivitetin e zhvilluar në Universitetin e Arteve, ikën dritat.

E teksa punonjësit u mundur të rilidhin energjinë elektrike, e cila ishte fikur për shkak të një defekti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe lideri i opozitës, ka pritur. Pas disa minutash pritje në podium, përpara se të ulej në sallë, kreu i opozitës bëri një batutë duke thënë se “mesa duket na morën në sy kur thamë që buxheti i Bashkisë kaloi me konsensus”
 
Pas rreth një orë e gjysmë me ndërhyrjen e OSHEE dhe përmes një gjeneratori rinisi normalisht aktiviteti.
 
Pas kësaj situate ka reaguar OSHEE duke bërë me dije se si pasojë e një defekti teknik në fidrin nr 201 ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona e sheshit “Nënë Tereza”. OSHEE thekson se nuk ishte njoftuar nga Bashkia për aktivitetin, duke bërë thirrje që për herët e tjera të njoftohet që të merren masat, në mënyrë që problemet teknike të mos kthehen në politike”, shkruhet në njoftimin zyrtar të operatorit të energjisë.
 
Basha ben analizen e Bashkise per vitin 2014
Basha e nisi fjalën e tij me një falënderim për këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që pak ditë më parë miratuan me vota unanime buxhetin për  vitin 2015. Ai tha se ky ishte një votim për qytetarët duke lënë pas çdo axhendë politike.

Kryebashkiaku tha se në krye  të prioriteteve të tij ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi.  “Në krye të prioriteteve të mia, ka qenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Si një përgjigje e drejtpërdrejt, për qytetarët e Tiranës për punësim. Shpallja e këtij objektivi u prit me skepticizëm.  Me të vërtet pushteti vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por mund të bëjë diçka. Dhe ne kemi treguar se kemi bërë diçka. Dy kanë qenë shtyllat kryesore që garantojnë zhvillimin ekonomik. Klimë miqësore me biznesin, ulja e taksave si dhe rritja e investimeve. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi për taksa të ulëta dhe uljen e taksave. Ne e kemi nisur duke ulur 60 taksa të rëndësishme”, deklaroi Basha.
 
Basha radhiti një sërë arritjesh gjatë këtyre 3 viteve, duke theksuar se janë hapur në total 20 mijë vende të reja pune, por pavarësisht nga kjo shifër, kreu Bashkisë shpjegoi se ka një rënie të hapjes së punëve të reja për shkak të bllokimit të qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)