Është dashur një  'bashkëpunim skenik' i Berishës me Malltezin për të dëshmuar dhunën e Bashës dhe Ramës gjatë protestës të zhvilluar nga Berisha.  

Sali Berisha ka publikuar një tjetër video në rrjetin e tij social Facebook ku sipas tij tregon dhunën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës të cilëve u ka përngjitur epitetet: ‘Lul Kimiku’ dhe ‘Edvin Krimi’.

Në videon e publikuar tregohen militantët e Berishës të cilët janë të dëmtuar nga gazi lotsjellës që është përdorur gjatë protestës së 8 janarit, të 'strehuar' pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

‘Një dëshmi tjetër e krimit tronditës të Lul Kimikut dhe Edvin Krimit’, shkruan Berisha.

Pamjet janë të komentuara nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili nuk ka kursyer edhe ofezat kundrejtë Bashës. Ai e quan atë qelbësirë, palaço, kriminel ndërkohë që vijon të tregojë militantët e dëmtuar që rrethuan selinë e PD-së më 8 janar.