VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Besëlidhja feston me trofeun

DURRËS - Besëlidhja është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit, lezhjanët fituan 85-73 kundër Vllaznisë.

Djemtë e Afrim Bilalit kanë dominuar sezonin e rregullt në kampionat, ndërsa në parket nuk e patën të vështirë të merrnin suksesin e radhës. Çereku i parë pa lezhjanët të dominonin dhe e mbyllën 27-15 në avantazh. Perioda e dytë dhe e tretë foli për Vllazninë, me fitoren 17-27 dhe 23-24.

Në çerekun e katërt dhe të fundit ekipi i Besëlidhjes tregoi gjithë potencialin poshtë koshit dhe fitoi 18-7, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 85-73 rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Kjo është hera e dytë që Besëlidhja merr këtë trofe, pas vitit 2023, ndërsa në vitin 2024 u renditën në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e sotme më i miri në parket ishte Joshua Angle i lezhjanëve me 22 pikë dhe tetë kërcime në tabelë, ndërsa te Vllaznia me 20 pikë, gjashtë kërcime në tabelë dhe tre asiste spikati Veton Gjeçaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë

Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë