Kur Beyonce thotë STOP, atëherë për të mirën tënde, bën mirë të ndalosh! Këngëtarja 34-vjeçare përkrahu të shoqin dhe të tjerë kolegë këngëtarë në eventin muzikor të Tidal, zhvilluar në New York mbrëmjen e të martës.
Përpara performancës fantastike me bashkëshortin e saj, reperin Jay Z, ylli i muzikës i la gojëhapur të gjithë të pranishmit me parakalimin sensual në Tapetin e Kuq. Beyonce kishte veshur një fustan të mëndafshtë, që i ekspozonte shuuumë dekolte dhe njërën këmbë.
Ndërsa po pozonte për fotografët, njëra prej asistenteve të saj, mjaft e nervozuar, po sigurohej që fustani flinte në trup ashtu siç duhej. Në këtë moment, këngëtares i erdhi në majë të hundës dhe teksa përpiqej të ruante qetësinë, me një buzëqeshje të ngrirë i tha "jepi fund" ndihmëses së saj dhe vijoi me pozat seksi përpara kamerës.
Situata e krijuar u bë objekt batutash online dhe çuditërisht (ose jo) TE GJITHE do të donin të ishin në vendin e saj.
/Shqiptarja.com