Duket se takimi i kryeministres italiane Georgia Meloni me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme është lakuar në të gjitha mediat ndërkombëtare, prej disa momenteve të veçanta.

Pas gafës së Biden, i cili teksa fliste për luftën Izrael-Hamas ngatërroi Gazën me Ukrainën, një tjetër moment i takimit mes dy liderave është bërë viral.

Sipas agjencisë Ansa, presidenti amerikan e ka pritur Melonin me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles, dhe ndërsa Meloni ishte gati të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden e puthi atë në kokë.