Manchester, Angli - Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka marrë fitoren e 20-të në karrierën profesioniste, duke mposhtur të shtunën rivalin nga Kili, Gerardo Mellada.

Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, e cila është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet prej 23 500 vende. Dueli ishte i fortë dhe i luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qëndruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar, me Mellada që u pa i gjakosur.

Në fund, me vendim unanim gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Jurgen Uldedaj vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 06:52

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?