Dhuna ka shpërthyer në Brazil në fund të grevës së parë të përgjithshme pas më shumë se 20 vjet.

Autobusët dhe makinat janë djegur në qendrën e qytetit të Rio de Janeiro.

Gjithashtu barrikada rrugore të krijuara nga aktivistët u dogjën dhe dyqanet u shkatërruan.

Për shumicën e ditës greva ishte kryesisht paqësore porn ë orët e mbrëmjes tetë autobusë u dogjën, njofton gazeta “O Globo”.

Sindikatat e quajtën grevën një shenjë proteste ndaj reformave të propozuara të pensioneve dhe deklaruan se më të varfërit do të përballen me koston e ndryshimeve.

Presidenti Michel Temer tha se i vjen keq për incidentet në Rio, por theksoi se do të vazhdojë "përpjekjet e tij për modernizimin e vendit".

Qeveria argumenton se masat janë të nevojshme për të shmangur një kolaps të sistemit të pensioneve.

Në mbrëmje, demonstruesit e opozitës morën pjesë në tubime dhe protesta për të treguar pakënaqësinë e tyre me reformën e pensionit të zotit Temer.

Në Rio, disa protesta u bënë të dhunshme dhe policia përdori gaz lotsjellës ndërkohë që aktivistët godisnin me gurë.

Në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, mijëra demonstrues marshuan në rezidencën private të zotit Temer dhe policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

[gallery]22028[/gallery]