Video/Britanikët nuk dinë himnin e
tyre, ja si turpërohen nga gjermanët

Video/Britanikët nuk dinë himnin e<br />tyre, ja si turpërohen nga gjermanët
Në Britani himni kombëtar këndohet në të gjitha ndeshjet e mëdha sportive, në shkolla dje në ngjarje të mëdha, por si duket një numër i madh britanikësh nuk e njeh tekstin e këngës së tyre.

Ndërkohe që sondazhet sugjerojnë që Britania mund të dalë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, pasi të realizohet referendumi shumë njerëz të këtij vendi nuk munden të këndojnë as fjalët e para të: ‘’God Save the Queen’’.

Ky rezultat është konstatuar nga një video shokuese, e realizuar nga një karakter komedie e quajtur ‘’Miss Holland’’, shkruan Daily Mail. Njerëzit e pyetur janë kalimtarë të rastësishëm në rrugët e Londrës.

Është e çuditshme se si asnjë nga të intervistuarit ne rrugët e kryeqytetit nuk është i aftë të këndojë himnin. Britanikët e justifikojnë paditurinë e tyre me faktin se nuk janë patriotë ose thjeshtë pranojnë se nuk dinë asgjë për himnin kombëtar.

Duket sikur njëri nga të intervistuarit më në fund e njeh tekstin por edhe ai kufizohet vetëm më dy fjali të tij duke harruar pjesën e mbetur. Ndërkohë që tragjikisht, një djalë përgjigjet se mund të këndojë Justin Bieber.

Nga një sondazh i realizuar nga YouGov në 2014-ën 40% e moshave nga 18-24 vjeç nuk e dinë tekstin, ndërkohë që 28% e tyre thonë se nuke kanë kënduar kurrë në jetën e tyre. Në fund të videos Miss Holland afrohet pranë një grupi studentësh gjermanë të cilët të gjithë njëzëri këndojnë krenarisht himnin e tyre duke turpëruar çdo britanik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…