Britney Spears ka qenë pjesë e industrisë së muzikës për mbi 17 vjet tashmë. Nëse mendoni se diçka aq e vogël sa mosfunksionimi i garderobës do ta ndalojë, atëherë gaboheni rëndë!

Gjatë kësaj fundjave, ndërsa performonte në Las Vegas hitin e saj të vitit 2009, i quajtur "3", Spears iu desh të përballej me një problem në zinxhirin e kostumit që kishte veshur.

Balerinët që e shoqëronin në skenë vraponin njëri pas tjetrit për ta ndihmuar artisten që të rregullonte problemin, por zinxhiri dukej se ishte shumë kokëfortë, pasi problemi nuk u zgjidh edhe pas shumë përpjekjesh.

33-vjeçarja, mama e dy fëmijëve, nuk u ndal për asnjë çast, por vijoi me kërcimin e saj, me kurrizin e zhveshur deri tek të pasmet.