Mali i Zi nga sot për herë të parë mori pjesë si i barabartë në një takim të nivelit të lartë të Aleancës më të madhe ushtarake në botë, por mikpritja nuk ka qenë ajo e duhura.
Në një video që po bën xhiron e botës shihet qartë Trump teksa shtyn me forcë kryeministrin malazez Duško Marković dhe i thotë: "Lëviz".
Më pas ai rregullon xhaketën shikon përreth dhe vazhdon bisedën me anëtarët e tjerë të NATO-s.
Mali i Zi që nga 5 qershori do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com