Aurela Gaçe është 41 vjeç dhe nuk aspak frikë ta tregojë! Ndryshe nga femrat e tjera që me kalimin e viteve përpiqen ta kalojnë ditëlindjen në heshtje, këngëtarja e ka festuar si të ishte e fundit... dhe mirë bën, njeriu vetëm njëherë mbush 41 vjeç.

Ylli i muzikës live e ka festuar ditëlindjen në skenë dhe siç jemi mësuar me natyrën e saj ekspresive, bëri një spektakël pompash për të gjithë spektatorët. “30 copë pompa shpejt e shpejt me rastin 41 vjetorit. Kështu e prita ditën e parë të 41 vjetorit tim", ka shkruar Gaçe në Instagram.

"Mbas një ore intensive këndim live plot pasion, me duhej pak “pushim i tillë” për të vazhduar seancën tjetër të këndimit….Përshëndetje për të gjitha femrat që kanë prefiksin 4… JETA ESHTE SHUME E BUKUR.", përmbylli Gaçe duke uruar dhe motivuar të gjitha femrat e moshës së saj.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)