Një incident mund ta quajmë atë që i ka ndodhur liderit të opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Klosit, këtë fundjavë. Ndërsa është duke ecur në rrugë bashkë me shoqëruesit dhe mbështetësit e tij, dëgjohet në mesin e njerëzve një zë që thërret "Fytyrë e poshtër".
Por ai që "shqetësohet" është deputeti i Matit Bedri Hoxha, i cili kthehet pas dhe bën me shenjë, ndërsa lideri demokrat vijon rrugën me buzëqeshje duke përshëndetur qytetarët.
Mesa duket kryeopozitari nuk e ka dëgjuar këtë thirrje, e cila nuk dihet nëse i është adresuar drejtpërdrejt atij. Video është shpërndarë nga vetë zyra e shtypit të Partisë Demokratike në e-mailet zyrtare të redaksive të mediave.
E kontaktuar nga Shqiptarja.com zyra e shtypit e PD-së sqaroi se qytetari në fjalë i ka pasur fyerjet për kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky fragment nuk është i shfaqur në video. Më tej fjalët e qytetarit - thekson zyra e shtypit - vazhdojnë - "zgjedhje të parakohshme Lul Basha kryeministër".
"Nuk i shpëton dot revoltës së qytetarëve me manipulime Edi Rama", - vijon më tej reagimi i PD.
Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO