VIDEO/ Çfarë ndodhi? Deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë: Ti je rrugaç

VIDEO/ Çfarë ndodhi? Deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë: Ti je rrugaç

KOSOVË- Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikanëve në Kosovë. Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka derdhur në fytyrë një gotë me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur pas debateve mes dy politkanëve, ku ministri e akuzoi Musliun si të korruptuar.

“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

Ndërkohë ministrja teksa i ka derdhur ujin në fytyrë e ka quajtur ministrin rrugaç.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, tha Musliu.

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Të dielën Pashka Ortodokse, shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar! Fluks në Kapshticë

Të dielën Pashka Ortodokse, shqiptarët kthehen në atdhe për të festuar! Fluks në Kapshticë