Sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka shkëlqyer sot në ndeshjen e sotme me skuadrën e Akhisar Genclik Spor, ku skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë 6-0 ndaj Gaziantepspor.
Cikalleshi ishte protagonisti kryesorë në këtë sukses të ekipit të tij duke shënuar një tripletë. Një ndeshje e jashtëzakonshme kjo për Cikalleshin që është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Cikalleshi arriti që të kalojë në epërsi skuadrën e tij në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Ndërsa dy golat e tjerë i realizoi në pjesën e dytë në minutat 58-të dhe 61-të.
Më pas për Akhisar realizuan Vaz që shënoi një dopietë dhe Larsson që ulosi shifrat në 6-0.
Ky ishte goli i gjashtë për Cikalleshin këtë sezon në superligën turke, ku që pas transferimit tek Akhisar ka arritur që të gjejë formën e tij më të mirë.
/Shqiptarja.com