VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e parë në Arabinë Saudite, skuadra e shqiptarit e pëson në minutën e 101

VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e parë në Arabinë Saudite, skuadra e shqiptarit e pëson në minutën e 101

Sokol Cikalleshi duke festuar

Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në Superligën e Arabisë Saudite me Al Khaleej. Skuadra e kavajasit humbi 1-2 në shtëpi me Al Fateh për javën e shtatë në elitë. Në minutën e 91 të ndeshjes, Cikalleshi nuk gaboi nga 11 metra duke bërë që festa të ishte për tifozët vendas. Edhe pse goli erdhi në shtesë, skuadra mike gjeti rrjetën e dytë për 1-2 në minutën e 101, me arbitrin që akordoi 13 minuta shtesë.

Sokol Cikalleshi e bën "sefte" në Arabinë Saudite, me skuadrën e tij që del pa pikë në shtëpi. Kujtojmë se sulmuesi është në huazim për një sezon nga Konyaspor, me lojtarin e Kombëtares që pritet të rikthehet sërish në Turqi në fundin e sezonit. Goli i parë në Arabi ka çliruar Sokolin, me lojtarin që është pjesë e pandarë e formacionit.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike