TIRANË- Shoferi i një autobusi që bën linjën e Kombinat në kryeqytet thyen çdo rregull të qarkullimi rrugor!

Ai ka kthyer autobusin në mes të rrugës dhe është ngjitur mbi trotuar duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që ndodheshin aty.

Disa orë pas publikimit të këtyre pamjeve, ka ardhur dhe reagimi nga autoritetet rrugore.

Policia rrugore njofton se shoferi me iniciale S.N. është proceduar penalisht si dhe i është pezulluar leja e drejtimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Theu rregullat e qarkullimit rrugor, i pezullohet leja e drejtimit shoferit i cili ktheu autobusin në mes të rrugës

1613681453_autobusigjoba.jpg

Një shofer autobusi i linjës së transportit publik u procedua penalisht nga Policia Rrugore për shkak se ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Reagimi i autoriteteve ka ardhur pas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet një autobus i linjës së kombinatit i cili nuk përdori rrethrrotullimin për tu kthyer.

Sipas autoriteteve shtetasi S.N., është proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, shtetasi S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafikndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobuzit dhe të drejtuesit të tij. Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.