Video/ Dalin pamjet e sulmit ndaj vrasjes së 3 aktivistëve kurdë në Paris, autori i qëllon qetësisht: Kam dashur gjithmonë të vras emigrantë

Vetëm pak ditë pas sulmit në Paris, ku një 69-vjeçar vrau tre kurdë, janë publikuar pamjet e sulmit në mediat sociale. Në video shihet autori i sulmit i veshur me një xhaketë të kuqe, teksa hyn në një berberhane dhe nxjerr pistoletën qetësisht e më pas qëllon në drejtim të kurdëve.

Ndërsa në një video tjetër shihet momenti teksa 69-vjeçari është neutralizuar nga personat që gjendeshin brenda në berberhane. 69-vjeçari, i cili gjatë marrjes në pyetje pranoi se ndjen një “urrejtje patologjike ndaj të huajve”, akuzohet për vrasjen e Emine Cara, zyrtare e Lëvizjes Kurde në Francë, si dhe dy burra.

Tre të tjerë u plagosën,  njëri në gjendje të rëndë, por jeta e tyre nuk është në rrezik. Pesë nga gjashtë personat që u sulmuan kishin nënshtetësi turke dhe një franceze. Sipas prokurorisë, nga hetimi i zhvilluar në shtëpinë e prindërve të 69-vjeçarit, ku edhe banonte, nuk u gjet asnjë provë që ai të kishte lidhje me ndonjë grup ekstremist.

Gjatë marrjes në pyetje ai pohoi se "urrejtja e tij ndaj të huajve u bë patologjike" pas një vjedhjeje në shtëpinë e tij në vitin 2016, se vuan nga depresioni dhe ka prirje vetëvrasëse "por para se të vrisja veten kam dashur gjithmonë të vras ​​emigrantë, të huaj, pas kësaj vjedhje”.- tha thënë ai.

69-vjeçari thuhet gjithashtu se donte të vriste kurdët sepse ata "po i mbanin të burgosur në luftën e tyre kundër ISIS-it, në vend që t'i vrisnin", duke shtuar se ai synonte të përdorte të gjithë municionin që kishte "dhe të vriste veten plumbin e fundit," por e ndaluan.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat