KOSOVË- Deputetja Ganimete Musliu në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka imituar Albin Kurtin.

Sipas saj, kur ishte në opozitë, Albin Kurti kërkonte që të mos bëheshin seanca parlamentare natën, ndërkohë që të njëjtën gjë po bën sot kur është në qeveri. 

"Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin?
Doja të them shumë gjëra sot por nuk po di cilit Albin ti flas e cilit Albin ti bëj pyetje. A me i bërë pyetje Albinit shokut të Astrit Deharit, Mod Balajt e Arben Xheladinajt a ti bëj pyetje këtij Albinit këtu të kurosur, me 40 kollare, me trupëroja e kështu me radhë. 

Unë nuk di cilit ti bëj pyetje por ndoshta më mirë është t'i bëj pyetje këtij të hekurosurit. A po të vjen marre kur e dëgjon veten? Mua do të më kishte ardhur marre kur e kam parë veten kështu. 

A të kujtohet Albin kur vije dhe i qoje krahët si shqiponjë? Në atë kohë thoje “Po bëni seanca natën, po i tuteni popullit”. Çfarë po bën sot Albin? Dreqi të hëngërt nuk e le asnjë qershi pa ngrënë, asnjë qershi nuk do me lënë. Pse more Albin", tha ajo.