Ishte parashikuar se do të ishte stuhia e dëborës më e frikshme që amerikanët kishin parë ndonjëherë, por vetë meteorologët janë detyruar që të kërkojnë falje pasi parashikimet e tyre nuk dolën ashtu siç pritej.
Pas parashikimeve të meteorologëve se ishin në pritje të një stuhie dëbore historike, autoritetet në New York morën të gjitha masat për bllokimin e qarkullimit dhe për masat e emergjencën. Këto masa u morën në gjashtë shtete duke paralizuar kështu çdo formë të lëvizjes. Ajo që rezultoi në fakt ishte krejt e kundërta pasi dëbora që mbuloi New Yorkun ishte njësoj si herët e tjera dhe u konsiderua si mjaft normale.
Meteorologët kërkuan sot në mëngjes falje për gabimin që kishin bërë në parashikimin e stuhisë historike.
“Kërkoj faljen time të thellë për shumë vendime që u morën dhe për pjestarët e shërbimit publik”, -shkroi Gary Szatkowski, meteorolog në Mount Holly, New Jersey.
Ndërkohë, guvernatorët e shteteve të prekura nga dëbora, e cila duket se nuk do të jetë më historike, bënë thirrje dhe urdhëruan qytetarët të qëndronin në shtëpi mbrëmjen e së hënës. Të hënën meteorologët parashikuan deri në 90 cm reshje dëborë duke përhapur panik mes qytetarëve, me mbylljen e stacioneve të metrove e pezullimin e transportit publik e ajror. Por reshjet e dëborës ishin shumë më të paktë nga parashikimet dhe New Yorku i është rikthyer sërish jetës normale. Megjithatë parashikimet për stuhi të rënda mbeten në fuqi për në Maine dhe në lindje të New Hampshire
Gjithsesi të gjitha masat janë marrë në këto shtete dhe për herë të parë New York mbylli metronë nga frika e stuhisë.
Video/ Manhatan nën dëborë
Një video në timelaps në New York tregon Manhatanin gjatë mbërritjes së stuhisë Juno që goditi dje bregun verilindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. New York shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.








