Bashkia e Kamzës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit po vijojnë prej disa muajsh me punimet për stadiumin e ri në Valias. Nëse kjo zonë më herët njihej për minierën, tanimë Valiasi do jetë një pikë kyçe edhe për futbollin, ku pritet të stërviten shumë të rinj të Kamzës dhe zonave pranë.

Punimet kanë nisur në muajin shtator dhe po ecin me ritme të shpejta. Përfaqësues të FSHF-së zhvilluan së fundmi një inspektim në kantier për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve. Deri më tani ka përfunduar karabinaja e stadiumit, ndërsa puna ka avancuar edhe në shtresat e bazamentit të fushës.

Stadiumi do të jetë i Kategorisë së 1-rë dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 1400 vendesh për tifozët. Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Janar, 10:30

    Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?