Në "Old Trafford", Manchester United fitoi 2-1 me Barcelonën në 1/16 e Europa League. Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi 2-2, me anglezët që kalojnë në turin e radhës duke lënë pa Europë djemtë e Xavit. Ndeshja në ishull nisi mirë për miqtë, teksa Lewandowski kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 18-të nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë ka qenë Fred që në të 47 minutë barazoi ndeshjen, teksa për "Djajtë e Kuq" u kujdes Antony në të 73 minutë që të përmbyste ndeshjen. Kësisoj, United nxjerr jashtë Barcelonën në një ndeshje që mund të ishte edhe finalja e këtij kompeticioni. Përballja ka qenë e luftuar, duke mos munguar as përplasjet në fushë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02

    Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?