Video/ Dortmund-Liverpool, dy
ekipe rivale por me të njëjtin himn

Video/ Dortmund-Liverpool, dy<br />ekipe rivale por me të njëjtin himn
Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ajo e mbrëmshmja në stadiumin e Borussia Dortmund, “Signal Iduna Park”, aty ku dy ekipet rivale, vendasit e Borussias dhe miqtë e Liverpool, kanë kënduar të njëjtin himn.  
 
Në video dëgjohet në kor, “You'll Never Walk Alone” (Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm), himni i të dyja ekipeve që mbizotëroi në shkallët e tejmbushura prej 81 mijë vendësh të impiantit gjigant.

borussia

bvb

Dy ekipe rivale por me dy tifozeri që respektojnë njëra-tjetrën, identifikohen edhe me të njëjtën këngë. 

Kjo është e gjitha rrjedhojë e një “miqësie” të hershme mes dy ekipeve dhe adoptimi i himnit të red-save anglezë nga verdhezinjtë gjermanë, daton në vitin 1990.

Që prej këtij viti, himni i Borussia Dortmund është i njëjtë me atë të Liverpool.

Dhe jo më kot mbrëmë, në stadiumin e Borussias dominoi e njëjta simfoni nga të dyja ekipet, “You'll Never Walk Alone”.

Atmosferë kjo elektrizuese që dëshmon edhe aleancën e këtyre dy ekipeve, por edhe të tifozerive, pavarësisht se në fushën e lojës janë rivalë dhe në këto çerekfinale të Europa League ku Dortmund dhe Liverpool janë përballë njëri-tjetrit, vetëm një ekip do të avancojë më tej.

Edhe ndeshja e kthimit, sa i takon spektaklit në tribuna, do të jetë fotokopje e parës. Por, ajo që mbetet për tu parë është “beteja” në fushën e blertë, ku e sigurt është se nuk do të ketë kompromisin që dominon në shkallët e stadiumit.  

 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)