Një video dramatike e bërë me dron gjatë pritës në Niger ku u vranë katër ushtarë amerikanë tregon teksa ushtarët e tjerë të SHBA-ve përpiqen dëshpërimisht t’ia mbathin për të shpëtuar jetën pasi forcat mike nigeriane i ngatërruan ata me armikun.
Në video shihet se si trupat vrapojnë për të gjetur një strehim të sigurt teksa qëllohen.
Ata menduan se çdo gjë kishte marrë fund dhe se do të vdisnin dhe u dërguan mesazhe lamtumire familjarëve të tyre.
Video e publikuar nga Pentagoni me një përshkrim përkatës, përmban mbi 10 minuta pamje nga droni.
Video jep një ide të qartë për herë të parë për orët e tmerrit të ushtarëve që iu kundërpërgjigjën armikut dhe pritën deri dsa i shpëtuan.
Skuadra po po kthehej në shtëpi kur ajo u sulmua nga mbi 100 milicë të ISIS-it pranë fshtatit të Tongo Tongos.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, disa ushtarë nigerianë që ishin bahskë me amerikanët u larguan me kamionë, por katër trupa amerikane dhe katër nigeriane mbetën të vrara.
Në video shihen shtatë ushtarë amerikanë dhe katër nigerianë duke ia mbathur në këmbë, nën shpërthimin e mortajave dhe qitjeve me armë zjarri.
Ngushellime per ata djem qe lane jeten dhe sidomis ata bij amerikan qe sakrifikojne per paqen ne bote dhe lene rinin e tyre.Zoti meshirofte shpirtrat e tyre.Ngushellime familjareve.
Përgjigju