VIDEO/ 'Drita e shumëpritur në fund të tunelit', Manastirliu publikon dëshmitë e mjekëve që bënë vaksinën anti-COVID

Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bënë vaksinën anti-Covid në stadiumin “Air Albania”.

“'Drita e shumëpritur në fund të tunelit' – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu në krah të videos.

Vaksinimi antiCovid për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19 në vijon në “Air Albania” që prej datës 11 janar. Deri tani janë vaksinuar mjekë, infermierë dhe epidemiologë.

Në programin kombëtar të vaksinimi ndaj COVID-19, është përcaktuar që pas punonjësve shëndetësor në radhë për tu vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtepitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjec e deri tek ata mbi 65 vjec, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese. Në varësi të sasive të vaksinave do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë si psh mësues, edukatore, forcat e rendit, punonjës të sherbimit elektrik dhe ujësjellësit, forcat zjarrfikëse, punonjës të transportit publik, etj

Vaksinimi do të aplikohet në pika te caktuara të grumbulluara apo në institucionet mjekësore për kujdesin ambulator dhe spitalor, si dhe mejdise të caktuara për grupe të caktuara prioritare psh pranë shtëpive së të moshuarve apo në mjedise të dedikuara të shkollave, universiteteve, ministrive apo institucioneve prioritare nga ekipe te përcaktuara. Vaksinat kundër COVID-19 dhe aplikimi do të jenë pa pagesë për popullatën dhe nuk do të jenë të detyrueshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast