VIDEO/ Durrës, iu gjendet drogë
në makinë, arrestohen dy persona

VIDEO/ Durrës, iu gjendet drogë<br />në makinë, arrestohen dy persona
DURRES-Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Kthesa”. Arrestimi i tyre është bërë pasi janë konstatuar me 28 kilogramë kanabis sativa.
 
Blutë kanë arrestuar në flagrancë: Lulzim Lloti 32-vjeç, banues në Lalëz, Durrës dhe Kujtim Qazimi 47 vjeç, banues në Perlat, Durrës.
 
Arrestimi i tyre u bë një ditë më parë, rreth orës 19: 30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur " Kthesa e Ariut".
 
Droga ishte e paketuar në 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
 
Më cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjithashtu:
 
• mjeti motorik;
• 3 telefona celularë.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik

Raporti për 2023-shin, Myzyri: Anuluam 73 procedura të prokurimit publik