SHBA - Për raundin e 31-të në MLS amerikane të futbollit, Inter Miami fitoi 0-4 kundër New York City. Vendimtar në këtë duel për miqtë ishte Lionel Messi me dy gola dhe një asist. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, 'Pleshti' e dërgon në 27-të numrin e golave këtë sezon me fanellën e Inter Miamit.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të Inter Miamit me golin e Rodriguez, kjo pas një kombinimi të bukur mes Messit dhe Busquets. Më pas, në minutën e 74-t Messi do shënonte golin e dytë të sfidës pas pasimit final të Busquets. Në tabelën e golashënuesve emrin e shënoi edhe Luis Suarez, që në minutën e 86-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Tre minuta më vonë Lionel Messi shënoi dopietën personale për të 'vulosur' fitoren 0-4 dhe arkivuar tri pikët për të tijtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?