VIDEO/ Dy gola me të djathtën dhe një asist, Lionel Messi shkëlqen në SHBA
Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Me stadiumin të mbushur, Tata Martino nuk zhgënjeu dhe hodhi në fushë nga minuta e parë Lionel Messin.
FLORIDA - Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Me stadiumin të mbushur, Tata Martino nuk zhgënjeu dhe hodhi në fushë nga minuta e parë Lionel Messin.
Kampioni i botës tregoi cilësitë e padiskutueshme në këtë duel, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Gjithçka u zhbllokua pas vetëm tetë minutave lojë, me Messin që gjeti golin e parë. Në të 22 minutë, pas një asisti të Taylor, sërish Messi do gjente rrjetën po me këmbën e djathtë.
Në fundin e pjesës së parë Taylor mbylli llogaritë për 3-0, teksa sërish i njëjtë në fraksionin e dytë shënoi për 4-0, pas asistit të Messit. Veç "Pleshtit" që çoi peshë tifozët, lojë të mirë zhvilloi edhe Busquets, duke marrë në dorë regjinë e mesit të fushës.
VIDEO/ Messi ndryshon mënyrën e festimit, ia dedikon golin Beckham-it
Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Lionel Messi tregoi cilësitë e padiskutueshme në këtë duel, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.
Tifozët janë të mendimit se duke gjykuar nga shprehjet e fytyrës, Messi është më i lumtur në Miami se sa në Paris dhe humorin e ka treguar edhe me një festë të veçantë të golit, të cilin ia ka kushtuar David Beckham.
Festimi në të cilin Messi i bën gjeste Beckham-it për t'i mbajtur një gotë birrë tashmë po pushton internetin.