TURQI - Sulmuesi Rey Manaj ka shënuar sot dy golat e parë në rikthimin me Sivassporin në Ligën e Parë të futbollit turk. Për raundin e 25-të të kampionatit, Sivasspor luajti në shtëpi kundër Vanspor, me pjesën e parë që u mbyll 3-1.

Sivasspor kaloi në epërsi pas tetë minutave lojë me golin e Appindangoye, pas një pasimi final të ish-anësorit sulmues të Kukësit, Valon Et'hemi. Më pas Rey Manaj shënoi edhe golin e dytë për Sivassporin, po me asistin e Et'hemit në minutën e 28-të.

Miqtë shkurtuan përkohësisht me Mamah, por sërish Rey Manaj në minutën e 28-të shënoi edhe golin e tretë për Sivassporin nga goditja e dënimit.

Rikthimi në Turqi pas gjashtë muajve në Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë një vendim i duhur për sulmuesin e Kombëtares, i cili kërkon golat në prag të play-off-it të Kupës së Botës 2026 në muajin mars.