VIDEO/ Dy gola për shtatë minuta, Rey Manaj vijon shkëlqimin në Turqi

VIDEO/ Dy gola për shtatë minuta, Rey Manaj vijon shkëlqimin në Turqi

Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj shënoi dopietë sot në Turqi. Për javën e 21-të në Superligë, lushnjari gjeti dy gola të shpejtë nga penalltia. Sivasspori i tij barazoi 2-2 kundër Gaziantep, në një ndeshje që u vendos në 45 minutat e para.

26-vjeçari shqiptar nuk gaboi nga pika e bardhë, duke gjetur golat në minutat tetë dhe pesëmbëdhjetë, për t'i dhënë epërsinë e dyfishtë vendasve. Më pas Gaziantep barazoi me Dragus dhe Djilobodji në vijim.

Edhe pse Manaj bëri detyrën e tij, Sivasspor nuk mundi të mbajë dot avantazhin e dyfishtë duke ndarë pikët. Me 14 gola, Rey Manaj ka bërë mmirë në 20 ndeshjet e aktivizuara këtë sezon.

Duket se djaloshi kuqezi ka lënë pas dëmtimin dhe me formën që po kalon i ka dërguar sinjale të forta trajnerit Sylvinho.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin