Video e Berishës, reagon PS:Saliu
e ka ende mendjen tek manipulimet

Video e Berishës, reagon PS:Saliu<br />e ka ende mendjen tek manipulimet
Videoja e publikuar nga Sali Berisha ka ngjallur reagimin e Partisë Socialiste e cila ka hedhur poshtë çdo insinuatë të tij. Partia Socialiste përmes një deklarate për shtyp shkruan se “Koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar në 23 qershor 2013”.

Partia Socialiste ka reagur ndaj statusit të Berishës i cili ka publikuar një audio të kryeministrit Rama gjatë një takimi me grupet e punës për zgjedhjet. Sipas PS mesazhi nuk ka të bëjë me manipulet që pretendon Berisha, por me organizimin e ri elektoral.

Sipas PS Berisha e ka ende mendjen te manipulimet që ka bërë vetë me nëpunësit që çonin me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore.

Partia Socialiste sqaron se koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar ne 23 qershor 2013.
 
Reagimi i plotë i Partisë Socialiste  
Koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar ne 23 qershor 2013. Koha kur Kryeministri i vendit detyronte nxënës e mësues të braktisnin mësimin për tu bërë pjesë e mitingjeve elektorale ka marrë fund bashkë me qeverisjen e Sali Berishës.
 
Por mesa duket, Saliu e ka mendjen ende tek manipulimet që ka bërë vetë, njësoj si në 2011 kur vodhi në tavolinë mandatin e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës dhe ia dhuroi Lulzim Bashës me nëpunësit që çonte me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore.

Gjithsesi, për të qenë transparent deri në fund me publikun, Partia Socialiste në datën 23 Prill 2015 (bashkangjitur lajmi i botuar http://www.ps.al/te-reja/deklarate-per-mediat/) ka informuar për organizimin e ri elektoral në prag të zgjedhjeve lokale. Pjese e këtij organizimi, siç shkruhet qartë edhe ne njoftimin  e datës 23 Prill 2015 për strukturat e organizimit tonë elektoral, janë edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Janë pikërisht këta drejtorë dhe përgjegjës të fushatës që po nis, risia e organizimit të Partisë Socialiste dhe çelësi i suksesit të saj elektoral.
 
Deklaratë për mediat e PS më 23 Prill
Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit Partia Socialiste do të ketë një organizim të veçantë, përmes ngritjes së shtabeve qendrore për secilën prej 61 Bashkive të reja. Pjesë përbërëse e këtyre shtabeve do të jenë deputetët e zonës, kryetarët e degës së Partisë Socialiste, si edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Emërimi i drejtorëve operacionalë për çdo bashki synon të përmirësojë funksionimin e strukturave lokale, të cilat në këto zgjedhje do të duhet të funksionojnë në bazë të ndarjes së re territoriale. Gjithashtu, përgjegjësit e qendrave të votimit do të kenë detyrë specifike nxitjen e pjesëmarrjes në votim të anëtarëve të Partisë Socialiste. Organizimi i ri zgjedhor i forcës politike më të madhe në vend do të drejtohet nga Eduard Shalsi, menaxheri kombëtar i fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos