Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami u bë protagoniste dy ditë më parë, kur shkarkoi në zyrë, drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, Dasho Qeli.
Fillimisht ajo debaton me tone të larta me shefen juridike, ndërsa përplasjet verbale me punonjësit e Ujësjellësit vijojnë edhe në korridor.
Debati kulmon brenda në zyrën e ish drejtorit Dasho Qeli, të cilit iu komunikua shkarkimi nga Rami në prani të punonjësve të administratës.
Pjesë e këtij videoregjistrimi prej më shumë se 7 minuta, është edhe motra e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, punonjëse e Drejtorisë së Ujësjellësit në Gjirokastër.
Ajo hyn me vonesë në mbledhjen e shkarkimit të Drejtorit, ndërsa kryetarja e Bashkisë i drejtohet në mënyrë jo shumë miqësore. "Hajde mi Lika, hajde... Ku je ti? Hajde këtu brenda...", i drejtohet Rami motrës së ministrit të Financave.
/Shqiptarja.com