Policia ka sqaruar shoqërimin e një gruaje, administratore e një lokale, dje në Vlorë gjatë protestës së pronarëve të lokaleve, që kundërshtojnë orën policore për ndalimin e muzikës pas orës 22:00. Bëhet me dije se shoqërimi i gruas, e identifikuar si Edlira Tahiraj, është bërë pasi ka ndërhyrë në shoqërimin e administratorit të një lokali, me të cilin nuk dihet marrëdhënia që kanë.

Sikurse shihet nga pamjet, shoqërimi i këtij personi po shkonte qetësisht, deri në momentin që ndërhynë Tahiraj që, sipas policisë, ka fyer, ka kundërshtuar policët dhe po ashtu ka kafshuar në dorë një nga efektivët. Ajo u procedua penalisht për kundërshtim të policisë.

Prej muajsh pronarët e bizneseve po kërkojnë që të mos ndalohet muzika pas orën 22:00  pasi po ndikon negativisht te të ardhurat e tyre, ndërsa ditën e djeshme protestuan me 'Himnin Kombëtar', protestë që nisi paqësisht, por situata agravoi, ku si rezultat u proceduan 3 persona, mes të cilëve edhe Edlira Tahiraj. Pronarët e bizneseve në Vlorë vijojnë të protestojnë kundër orës policore, ku pas mosplotësimit të kërkesave të tyre, kanë mbyllur sot të gjitha bizneset përgjatë Lungomares.