Video e re/Ja si i ka shtuar votat
PDIU për mandatin e Idrizit në Tiranë

Video e re/Ja si i ka shtuar votat<br />PDIU për mandatin e Idrizit në Tiranë
Mandati i munguar i Shpëtim Idrizit në Tiranë u trumbetua shumë nga ky i fundit me pretendimin se nuk i janë numëruar siç duhet votat.

Ditën e djeshme Lexo.al solli faktet se si Idrizit jo vetëm që nuk i janë hequr vota, por përkundrazi, vota që nuk ishin hedhë për PDIU i kanë kaluar në procesverbal këtij subjekti duke i dhënë Idrizit vota që nuk i përkisnin. 

Por skandali nuk u ndal vetëm me rastin që ne sollëm dje me video dhe foto, por u thellua me një tjetër rast. Sot kemi mundur të sigurojmë pamje të reja video dhe foto që e thellojnë akoma më shumë skandalin “Idrizi”.

Siç duket nga pamjet e reja të siguruara nga Lexo.al, në qendrën e votimit 1911/1 në Tiranë, subjekti PDIU ka marrë 3 vota (shiko videon dhe fotot në fund të lajmit), ndërsa në procesverbal, PDIU-së së Idrizit i janë llogaritur 13 vota.(Shiko procesverbalin më poshtë).

Pra, në këtë kuti Idrizi ka marrë 10 vota që nuk i përkisnin. Këto janë fakte që nuk të lënë të lëvizësh e as nuk i përgënjeshtron dot. Ky është një tjetër skandal i Idrizit, i cili ankohet se e kanë vjedhur kur në fakt, fotot, videot dhe procesverbalet tregojnë të kundërtën./Lexo.al

Votat e PDIU
votat e pdiu

votat e pdiu
votat e pdiu


PROCESVERBALI:
votat pdiu



(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull