SHBA- Një video e re ka dalë në dritë nga vrasja e 47-vjeçarit me ngjyrë George Floyd nga policia amerikane. Videoja është filmuar nga kamerat e trupit të policit, pak para se atij t'i vihej shkelmi në fyt, e ku për pasojë humbi jetën.
Ky është momenti ku policia amerikane ka ndaluar në makinë Floyd dhe reagimi i tij është i menjëhershëm duke u kërkuar që të mos e vrisnin, kjo pasi atij i drejtohet menjëherë pistoleta pas koke.
“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, dëgjohet teksa thotë Floyd duke qarë.
Vrasja e George Floyd solli protesta të shumta në mbarë botën, në disa prej të cilave edhe të dhunshme ku nuk munguan përplasjet me policinë.
nuk po shikoj te ghykohen politikanet
Përgjigju