TIRANË- Një video e rëndë ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një 20-vjeçar keqtrajton pa mëshirë një qen. Siç shihet edhe në pamje, 20-vjeçari e ka lidhur qenin prej fyti, duke e rrokullisur atë në ajër për një çast.

Pamjet e rënda që kanë qarkulluar kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjet kundrejt 20-vjeçarit. Pas denoncimit, Policia ka reaguar dhe është bërë identifikimi i 20-vjeçarit, i cili quhet Mustafa Idrizi, banues në Tiranë. 

Idrizi është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Kodi penal parashikon që keqtrajtimi i kafshës dënohen me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Në foto që Idrizi ka në rrjetet sociale, duket një adoleshent me rrezikshmëri të lartë, ku ka publikuar edhe një foto me hanxhar në duar e maskë të zezë në kokë.

1654537130_page.jpg

Mustafa Idrizi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Me hanxhar në duar e maskë të zezë, kush është 20-vjeçari që keqtrajtoi qenin, vihet nën hetim

1654537283_mustafa.jpg

Pasi publikoi një video duke keqtrajtuar një qen, policia ka arritur të kapë 20-vjeçarin Mustafa Idrizi dhe ka nisur një hetim për të në gjendje të lirë. Në foto që Idrizi ka në rrjetet sociale, duket një adoleshent me rrezikshmëri të lartë, ku ka publikuar edhe një foto me hanxhar në duar e maskë të zezë në kokë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.