Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me videon e publikuar pasditen e së dielës nga Shqiptarja.com ku duket një patrullë policie, me një efektiv, që bën veprime të turpshme me një qytetare në rrugë.

Balliu thotë se kjo nuk është një skenë dashurie (idil), por së bëhet fjalë për trafik. Më tej ish-deputeti numëron ndaj ministrit të Brendshëm Lleshaj disa akuza të cilat i janë bërë më herët, duke e identifikuar frikën dhe molotofin.

"Llesh Ministri, si faj i pa ndëshkuar. Tashme, të gjithë shqiptarët ftyren e ministrit Lleshi e shohin, te gazi lot sjellesh, te qindra burra, gra e fëmije teë goditur prej tij si në Belfastin e dikurshem apo Pretorian e para Mandeles. Ky portret mizor si kamzhik i fjalëve, burg burg burg, të Ramës është konkurrent per arrestime politike me cdo diktature. Po Llesh Minister, ti je policia e Rinasit që vidhet me orar dyqani Ti je policia e rrahjes në Fier të qytetarve dhe arrestimeve pse duan bukë. Ti je o Llesh Minister në cdo arë kanabisi, laborator droge të ditur dhe të pa kapur. E më së fundi je dhe te kjo video. Qe nuk bën fjale për idil por për trafik. Mos ki merak, koha jo për studim, por për akuze publike për ngjashmeërin e portretit tënd me atë të policisë Rilindja, po troket,"-shkruan Balliu në 'facebook'.