Report Tv ka siguruar pamjet e një tentative për grabitjen e një filiali të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në filialin e Laprakës, konkretisht në orën 04:44 të mëngjesit.
Në pamjet e siguruara, të filmuara nga kamerat e sigurisë, duken tre fëmijë të mitur, të cilët kanë mundur që të shpërthejnë derën dhe të hyjnë në ambientet e brendshme të OSHEE Laprakë. Burime nga policia bëjnë me dije se pavarësisht hyrjes në ambientet e brendshme, tre të miturit, të cilët ishin kujdesur të maskohen me kapuç, nuk kanë mundur të marrin asgjë. Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka mundur të identifikoj të tre të miturit, ndërsa janë kapur dhe janë shoqëruar për detaje të mëtejshme.
Pikat e OSHEE dhe jo vetëm, janë në fokus të të miturve për tentativë të grabitjeve nga fëmijët. Edhe më herët nuk kanë munguar tentativat për thyerjen e tyre, ndërsa kanë mundur të largohen nga aty edhe me shuma të konsiderueshme parash.