Egnatia fitoi 0-2 me Vllazninë në “Loro Boricci”, me ndeshjen që vlente për javën e gjashtë në Superligë. Dueli i Shkodrës foli për miqtë e Edlir Tetovës, teksa vendasit i dhanë një asist me kartonin e kuq të Dragoshit pas vetëm 17 minutave lojë. Tanimë rrogozhinasit shkëputen të vetëm në krye të renditjes.
Në Shkodër pritej një prezencë më e madhe tifozësh, me ndeshjen që nisi “malore” për Vllazninë. Për shkak të një ndërhyrje të gabuar, Redon Dragoshi u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e Memellit me një lojtar më pak.
Do duhej minuta e 49-të që Egnatia të shënonte golin e parë. Iskanderli me një diagonale nga brenda zonës e ndali topin në rrjetën e Mehidrit. Me Vllazninë që doli në sulm, ishte një gabim i rëndë i Stojanovic që i dorëzoi topin Fernandos, me këtë të fundit që asistoi për Duameman, që shënoi për 0-2 në fundin e ndeshjes.
Me 13 pikë, Egnatia merr e vetme vendin e parë, tre pikë më shumë se Tirana që ka një ndeshje më pak. Vllaznia me tetë pikë mban vendin e katërt në kohë reale.
Në ndeshjet e tjera, Erzeni humbi 0-1 me Skënderbeun, teksa Teuta dhe Kukësi barazuan 0-0 në "Niko Dovana". Të enjte në 15:00 luhet Laçi - Dinamo për t'i dhënë fund kësaj jave. Kujtojmë se kryendeshja e javës së gjashtë mes Partizanit dhe Tiranës u shty për në 19 tetor.
Renditja:
Komente

