Video Ekskluzive/ Gruaja kalon me vrap rrugën pa e kontrolluar, momenti kur makina e përplas

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Bradashesh 4 ditë më parë, fatmirësisht pa viktima. Report Tv ka siguruan videon e aksidentit të ndodhur në Elbasan, ku një grua është përplasur nga një makinë, gjatë kohës që ka tentuar të kalojë rrugën. Siç shikohet në video në njërën anë të rrugës makinat janë në trafik, ndërsa në korsinë tjetër lëvizja e mjeteve është më e lirë. 47-vjeçarja F.Xh nuk ka parë nga ana që vinin makinat dhe ka tentuar ta kalojë me vrap, por është përplasur nga mjeti tip ‘benz’.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e 8 gushtit, ndërsa fatmirësisht 47-vjeçarja ka marrë plagë të lehta dhe ka marrë mjekimin në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit S.Rr., 36 vjeç, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/08/2021 23:14

    Ketu ku jetoj une,kembesori ka gjithemone te drejte,eshte me ligj,s.d.q.ne rastin e mesiperm,vijat e bardha e ndonje semafor mund te ndihmonin shume,po keshtu dhe makina mund te kishte ngadalsuar,frenuar,ose anuar ne te djathte,sepse nuk me duket se kishte shpejtesi autostrade dhe as vendi nuk me duket i tille.

    Përgjigju
  • Shoferi: 09/08/2021 17:33

    Lioni shoferin

    Përgjigju
  • Vava: 09/08/2021 15:12

    jane bere makina me qe nuk dine te respektojn reegullat e qarkullimit se i huton celulari me keq se lopet

    Përgjigju
  • didi: 09/08/2021 14:39

    Vetem lopet futen keshtu si kjo idjote...

    Përgjigju
  • Abcd: 09/08/2021 14:33

    Makina ne ecje sheh perpara dhe majtas,nuk ka c’te shohe aty,se gruaja del nga mbrapa makinave qe kane ndaluar nga trafiku ,ose levizin ngadale ( korsia tjeter ) dhe vija te bardha aty nuk ka,atehere teknikisht dhe ligjerisht me rregullore shoferi eshte teresisht i pafajshem,por duke patur parasysh qe jemi ne Shqiperi ,shoferet duhet te kene “kater sy” dhe te kene parasysh dhe kulturen tone ne rruge,injorancen tone,por drejtuesi i mjetit si duket ose nuk jeton ne Shqiperi,ose eshte ndonje nga keta axhamite e te “forteve”. Provo te futesh ne rruge ne nje vend tjeter pa zbatu korsine e kembesoreve dhe ne vijat e bardha dhe kur semafori te jete jeshil per makinat,shkon per lesh,jo më te dalesh ne rruge ne korsine e makines ne levizje dhe ti nuk ke asnje shenje te kalimit per kembesoret,je i mbarum,sepse ndryshe frenimi mund te sjell me perplasjen e makinave njera pas tjetres mbrapa,nje kosto me te larte,duke ditur se askush ose shume pak e zbatojne limitin e shpejtesise se caktuar ne ate rruge dhe raportin e saj me distancen e ruajtur te makinave ndaj njera tjetres..

    Përgjigju
  • Gimi: 09/08/2021 13:56

    Gruaja duhet te kontrollonte rrugen perpara se te kalonte po dhe shoferi qe nuk njeh rrezikun vetem shofer nuk eshte

    Përgjigju
  • liku: 09/08/2021 13:17

    Fajtor eshte dhe shoferi qe shikon rrezikun dhe nuk merr masa te ule shpejtesin ti bjere bories dhe te frenoje

    Përgjigju
  • çentrale: 09/08/2021 11:01

    Rruga eshte per makina , jo per kembesore

    Përgjigju
  • Ruli: 09/08/2021 10:36

    Edhe femijet kete instinkt kane, ta kalojne rrugen me vrap, por eshte me keq. Rruge pa nje nenkalim aty, problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!