Video Ekskluzive/ Makina përplaset me shtyllën elektrike në Shijak, ndahet në dysh! Shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Shijak, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Një makinë që ecte me një shpejtësi skëterre ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur më shtyllën elektrike të betonit duke e thyer atë.

Report Tv ka siguruar video të aksidentit ku  pamjet shfaqin një makinë të ndarë në dysh dhe të mbetur një ‘grusht’ hekurash. Fatmirësisht nga ky aksident ka shpëtuar drejtuesi i saj, 37-vjeçari D.A., i cili ka marrë disa lëndime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rreziku për jetën. Shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tepër e lartë duke bërë që 37-vjeçari të humbiste kontrollin.

Drejtuesit e mjeteve të papërgjegjshëm po kthehen gjithmonë e më shumë në problem  me shpejtësinë e lartë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në rrugë. Edhe pse policia çdo ditë është në monitorim të rrugëve me radar e patrulla për të shmangur këto raste, sërish ka drejtues që e konsiderojnë veten e tyre ‘pilotë’ dhe rrugën ‘pistë garash’.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 09/08/2021 09:58

    E ka fajin shtylla qe i doli para.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë