Televizioni informativ A1 REPORT sjell pamje ekskluzive brenda klubit “Ante Grand” përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë Shkolles se mesme te Gjuhëve të Huaja, aty ku ndodhi përleshja fillimisht fizike e më tej me armë, mes dy grupe personash.
Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç janë tre rinjtë që kanë humbur jetën nga përleshja me armë dhe bashkë me ta ka humbur jetën dhe një italian. Giampaolo Azzola, 55 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, ndërsa mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës. Azzola ndodhej në klubin e natës me një person tjetër gjithashtu italian, ndërsa sipas burimeve nga policia italiane për A1 Report, më herët Azzola ka qenë i përfshirë në pazare droge.
Policia ka arrestuar tre persona si autorë të dyshuar për vrasjen e 4-fishtë, Kostandin Xhuvani 25 vjeç (djali i deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhuvani dhe regjisorit te njohur Gjergj Xhuvani) Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, të cilët janë kapur në kushtet e flagrancës ne tentative per t'u larguar nga vendi i ngjarjes.
Por një tjetër fakt tragjik i shtohet këtij krimi. Burime nga policia thane per A1 REPORT se Demiraj ku nga hetimet rezulton të jetë vrarë në mënyrë aksidentale, pasi ai ndodhej në të njëjtën shoqëri me tre autorët e dyshuar të krimit.
Deri tani janë shoqëruar në polici 12 persona mes tyre administratori i lokalit dhe një ish-efektiv policie, i cili shërbente si roje private në lokal dhe që ishte personi i parë që njoftoi policinë për të shtënat më armë, të cilat te cilat fatkeqësisht u finalizuan me humbjen e 4 jetëve
Motiv për këtë masakër, nga hetimet e deritanishme rezulton një konflikt banal për muzikën e lokalit dhe ngacmimet ndaj një këngëtareje e cila performonte muzikë live. Por grupi hetimor po punon dhe për një pistë tjetër të mundshme, atë të prishjes së pazareve të drogës midis palëve.
Burime nga policia: Djali i ish-prokurorit u vra aksidentalisht nga shokët e tij
Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit, sipas burimeve nga policia për A1 REPORT mësohet se është vrarë aksidentalisht nga 3 shokët e tij, të cilët njëherësh janë tre autorët e dyshuar të vrasjes së 4-fishtë. Demiraj ishte pjesë e grupit të Konstadin Xhuvanit, por është qëlluar aksidentalisht me armë gjatë përleshjes në lokalin e natës. Policia e Tiranës e cila mbërriti në vendngjarje pas njoftimeve për të shtëna me armë, ka kapur në kushtet e flagrancës tre të rinjtë Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj, në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.
Për sa i përket dinamikës së ngjarjes ka rezultuar se dy prej viktimave janë gjetur në ambientet e brendshme të lokalit “Ante Grand”. Ndërkaq, 19-vjeçari Arbër Demiraj sipas policisë është gjetur i pajetë në automjetin Mercedez Benz me targa TR 0250 N, ku e kishin çuar shoket e tij per tu larguar me tej nga vendi i ngjarjes. Por plani i tyre ka deshtuar me mberritjen e policise cka i ka detyruar te rinjte te tentojne te largohen ne drejtime te ndryshme. Sakaq, shtetasi italian Giampaolo Azzola është gjeturi plagosur në gjendje të rëndë në ambientet e lokalit dhe pasi është dërguar për ndihmë mjekësore ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Dëshmia e administratorit të lokalit: Xhuvani qëlloi mbi viktimat
Deri në këto momente janë administruar 4 dëshmi prej personave të shoqëruar, ku sipas dëshmisë së administratorit të lokalit rezulton pas një konflikti fillimisht verbal situata është qetësuar, por kjo gjë duket se s’ka mjaftuar për Konstandin Xhuvanin, i cili pasi është larguar për pak minuta është rifutur në lokal me armë në dorë duke qëlluar mbi viktimat.
A1 REPORT Video Ekskluzive/ Masakra brenda ambienteve te lokalit te nates
Sipas pamjeve ekskluzive të A1REPORT, e gjithë skena e krimit ka ndodhur brenda ambienteve të klubit. Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga A1 REPORT, sherri masiv mes dy grupeve, atij te Konstandin Xhuvanit dhe grupit tjeter me te rinjte nga Berati, ka ndodhur para banakut të lokalit. Në tavolinën pranë banakut është ndodhur njëri grup dhe në një kënd tjetër të tij ndodheshin grupi tjetër i përfshirë në konflikt. Nga pamjet ekskluzive, pjesa e lokalit ku ka ndodhur sherri është thuajse e përmbysur totalisht, shishe alkooli të thyera, karrige të rrëzuara, çka flet për një përleshje mjaft të fortë fizike mes palëve deri në përdorimin e armës. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 4 persona.
Do të jetë e vështirë për të zbardhur se si ka ndodhur dinamika e krimit për shkak se në lokalin në fjalë nuk ka kamera sigurie.
(Video tjetrër ekskluzive nga brenda ambienteve të lokalit)
Viktimat dhe autorët e dyshuar njiheshin, policia i gjen të regjistruar në celular numrat e njëri-tjetrit
Gjithashtu, burime nga policia thanë për A1 REPORT se grupet e personave të përfshirë në konfliktin me armë, kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin. Kjo pasi në telefonat celularë të tyre policia ka gjetur të rregjistruar numrat e njëri-tjetrit. Por edhe lokali i natës ku ndodhi masakra nuk është i rastësishëm, pasi sipas burimeve, autorët e dyshuar dhe personat që humbën jetën ishin klientë të rregullt në këtë klub.
Pistat e hetimit: Vrasje për motive banale dhe prishje e pazareve të drogës
Dy janë pistat kryesore ku është përqendruar hetimi mbi vrasjen e 4-fishtë: Vrasje për motive banale, por ajo që dyshohet më së shumti është prishja e pazareve të drogës.
Tre te arrestuarit ne paraburgim. Policia: Ishin ne gjendje te dehur
Tre personat e arrestuar nga Policia e Tiranës ndodhen në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë ku po japin dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen tragjike. Burime nga policia thanë për A1 REPORT se ishte e pamundur që dëshmitë e tyre të merreshin në orët e mëngjesit kur ndodhi vrasja e 4-fishtë, për shkak se tre të rinjtë, Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj ishin nën efektin e alkoolit. Në ambientet e Policisë së Tiranës kanë mbërritur gjithashtu edhe avokatët që do të marrin tre të rinjtë e arrestuar ngas policia si të dyshuar për masakrën e ndodhur mëngjesin herët në një lokal nate ku pas një përleshje të dhunshme fizike mes dy grupeve, palët kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur 4 persona, 3 të rinj dhe 1 shtetas italian.
Policia sekuestron dy pistoleta dhe dy makina
Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja fishekësh luftarak, si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz, njëra me targa “TR0250N”.
Shoqerohen 12 persona, edhe administratori i lokalit
Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona sëbashku me administratorin e lokalit për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë.
Didi dhe prokurori i Tiranes ne vendin e ngjarjes
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Tiranës, Petrit Fusha.
Masakra në lokal
Ishin minutat e fundit të natës që po sillnin ditën e re, por 4 persona, tre të rinj dhe një italian që prej disa kohësh jetonte në Tiranë, nuk e kanë parë më agimin e diellit. Ka qenë një sherr i nisur mes dy tavolinave të të rinjve të cilët kishin konsumuar alkool dhe drogë. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “Shqiptarja.com” se shkak i ngjarjes së rëndë mes të rinjve ka qenë, kur Edison Jaho ka kërkuar nga të rinjtë, që t’u jepte pak drogë që të pinin dhe ata. Por duket se, në avujt e alkoolit dhe të drogës së konsumuar kjo kërkesë është marrë në mënyrë më të keqe. Dy beratasit, Edison Jaho dhe Enea Xhaji kanë nisur të shahen me tavolinën ngjitur tyre, ku ndodheshin Kostandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballçaj dhe Arbër Demiraj.
Por nga sharjet përplasja është kthyer në përballje fizike. 4 të rinjtë kanë qëlluar me grushte e me sende të tjera dy më të mëdhenjtë e tavolinës tjetër. Pas kësaj, Kostandin Xhuvani ka dalë nga lokali dhe ka shkuar tek makina e tij. Aty ai ka marrë një pistoletë TT model 54 me shtatë plumba. Ka hyrë sërish në lokal dhe menjëherë ka marrë në shënjestër dy beratasit.
Ka shkrepur 5 plumba ndaj Edison Jahos, të gjithë në kokë dhe njëri prej këtyre plumbave ka qëlluar edhe italianin 53-vjeçar Azzola, duke e goditur në kraharor dhe duke i çarë aortën. Italiani humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Më pas, Xhuvani ka qëlluar me armë në kokë dhe Enea Xhajin, por plumbi e ka kapur në qafë, duke e lënë të vdekur. Ky plumb ka qenë fatal edhe për Arbër Demirin, se e qëlloi në kraharor, duke i dëmtuar aortën e duke i sjellë vdekjen.
Policia e Tiranes jep detaje per vrasjen e 4-fishte ne lokalin e nates
Ora 11:22 Ditën e sotme rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur një vrasje.
Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja. Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sida është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parëpasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.
Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.
Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë. Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona. Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giaampaolo Azzola.
Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :
1. Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola,53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.
Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar. Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruatjes e fizike, ndërkohështetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.
Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal. Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :
· Konstandin Xhuvani, 25 vjeç
· Erald Sida 24 vjeç
· Albano Ballcaj, 19 vjeç
Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Viktimat
Edison Jaho, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Enea Xhaj , 38 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
Arbër Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
Giampaolo Azzolo, 55 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane
Autorët e dyshuar të krimit
Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes te PS, Luiza Xhuvani
Erald Sida 24 vjeç
Albano Ballcaj, 19 vjeç
(Në foto: Lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe momenti i nxjerrjes së trupave) FOTO të tjera
*Në foto: Viktimat, (nga e majta në të djathtë) Arbër Demiraj, Enea Xhaj, Giampaolo Azzolo, Edison Jaho. Foto të tjera
Lokali i natës në pronësi të klarinistit Muhamedi
Lokali i natës me muzikë live popullore është në pronësi të klarinistit Xhelo Vasjari. Lokali “Ante Grand” kishte leje mjedisore për muzikën edhe pas orës 24:00
VIDEO/ Banorja flet per A1 REPORT: Te mbyllet lokali, ka qene gjithmone problematik
Një nga banoret pranë lokalit ku ka ndodhur përplasja me armë, rrëfen për mikrofonin e A1 Report se nuk ka dëgjuar të shtënat e armëve por thekson se ka dëgjuar një djalë të bërtiste. Pasi rrëfen mbi detajet e ngjarjes, ajo shpreh shqetësimin rreth lokaleve të natës të cilët janë gjithnjë vatër konfliktesh.