Ja si vidhen biçikletat për 2 minuta në Elbasan në mes të ditës, siç duket dhe nga pamjet personi me bluzë të kuqe afrohet pranë vendit ku ndodhet biçikleta dhe fillon të çmontojë zinxhirin që është vendosur nga pronari i biçikletës, më pas ai bën të mundur çmontimin, merr biçikletën dhe largohet.
Por ç’ndodh më pas? Personat të cilët kryejnë vjedhjet e biçikletave i shesin ato me një çmim 30 mijë lejë deri në 50 mijë lekë.
Gjatë kohëve të fundit në Elbasan janë vjedhur rreth 40 biçikleta ndërsa brenda ditës vidhen 4 biçikleta.
Personat të cilët u është vjedhur biçikleta kanë bërë denoncim në polici ndërsa policia ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar për grabitjet e biçikletave.