Video/ Emigrantët marokenë
shpërthejnë portat e kufirit spanjoll
Në kufirin midis Marokut dhe enklavës së Ceuta në pjesën spanjolle të veriut të Afrikës një grup prej 300 emigrantësh marokenë kanë shpërthyer portat e postave kufitare. Policia kufitare spanjolle është përballur menjëherë me turmën e pakontrolluar dhe ka ndaluar 120 prej tyre.
Në kufirin midis Marokut dhe enklavës së Ceuta në pjesën spanjolle të veriut të Afrikës një grup prej 300 emigrantësh marokenë kanë shpërthyer portat e postave kufitare.
Policia kufitare spanjolle është përballur menjëherë me turmën e pakontrolluar dhe ka ndaluar 120 prej tyre.
Në video shfaqet momenti dramatik kur një oficer i policisë kufitare spanjolle thyen këmbën në dy vende në tentativë për të ndaluar një emigrant të paligjshëm maroken.
Ai e godet me këmbën e majtë marokenin dhe pasi bie në tokë thyen këmbën tjetër në dy vende.
Kolegët i vijnë në ndihmë ta ngrenë në këmbë dhe pastaj ai transportohet me ambulancë.
Policia spanjolle po kryente kontrolle në kamiona për kalim të paligjshëm të kufirit nga emigrantë afrikanë.
Një ditë më parë disa të rinj marokenë kishin masakruar me thikë një polic spanjoll.
Hendeku që ndan territorin midis Spanjës dhe Marokut kalohet shpeshherë nga emigrantë të paligjshëm, por në shumë pak raste ndodh që të kalohen postat kufitare.
Emigrantët e ndaluar janë dërguar në qendrën e ruajtjes së emigrantëve dhe më pas do të dërgohen brenda Spanjës për të vendosur rreth fatit të tyre.
Incidenti është konsideruar një dështim i sigurisë nga zëdhënësi i qeverisë spanjolle.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3803
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Godina në Pejë përfshihet nga flakët, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
Mbetën në mes të detit dhe rrezikuan të mbyten pasi anija pësoi defekt, shpëtohen tre turistët e huaj në Vlorë
25 Mars, 10:51