Alexei Navalny u dënua me 3 vite e gjysmë burg pas mashtrimit fiskal të pretenduar në vitin 2014, me Yves Rocher. Kundërshtari më i famshëm i Presidentit Putin u pranua në një spital në Berlin ku ai u trajtua. Pas kthimit të tij në Rusi, Gjykata ruse vendosi të rishqyrtojë masën e dënimit me detyrim paraqitjeje për çështjen Yves Rocher. Ai, nga qelia e sallës së gjyqit, bëri një gjest tejet romantik për bashkëshorten e tij duke vizatuar një zemër në xhamin që e ndante atë nga të tjerët. Video u bë virale në rrjetet sociale. Bashkëshortja e tij së bashku me mijëra qytetarë rus janë arrestuar disa herë në protestat të cilat kërkonin lirimin e kritikut të Kremlinit.