VIDEO / Erdogan fillon të qajë teksa
i jep lamtumirën e fundit shqiptarit

VIDEO / Erdogan fillon të qajë teksa<br />i jep lamtumirën e fundit shqiptarit
Sot i është dhënë lamtumira e fundit bashkëpunëtorit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Erol Olcak.

Ndër viktimat e sulmit të grupit ushtarak të Turqisë ishte edhe një dhëndër shqiptar.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Erol Olçak, me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar, ka humbur jetën në përleshjet në urën e Bosforit.

Erdogan nuk ka mundur ti mbajë lotët teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, siç presidenti turk e konsideroi, mikut të jetës.

“Të nderuar miq jemi mbledhur në xhaminë e Fatihit për ti dhënë lamtumirën e fundit mikut tonë. Erolli ishte shoku im i jetës. Erol Olcak ishte një njeri i madh. Ai ishte një person i dashur. Ishte një njeri diamant. Ishalla varri tij bëhet një prej vendeve të parajsës”, ka thënë Erdogan, i cili nuk ka mundur të përmbahet prej emocioneve dhe filloi të qajë, e cila gjë bëri që presidenti turk të kërkojë falje që nuk po mund të mbajë fjalimin.

Edhe ish-presidenti turk, Abdullah Gul ka folur rreth për shqiptarin, të cilin e ka vlerësuar si dëshmor të demokracisë dhe një person të çmuar për aq kohë sa ka punuar me shqiptarin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit