Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi ka shënuar dy gola këtë të dielë në Turqi. Për raundin e 15-të të Superligës në këtë vend, Trabzonspori, ekip ku luan djaloshi kuqezi fitoi 1-2 kundër Goztepe.
Në fushën e Goztepe, ekipi mik gjeti golin e epërsisë në minutën e 46-të. Vetëm disa sekonda nga pjesa e dytë iu deshën Muçit për t'i dhënë epërsinë të tijve.
Në minutën e 76-të Muçi mori një pasim nga Zubkov dhe fluturimthi nga brenda zonës gjeti golin e dytë dhe të qetësisë për të tijtë. Më pas Goztepe shkurtoi me Dennis.
Muçi e nisi ndeshjen nga minuta e parë në rolin e fantazistit dhe nuk zhgënjeu. Pas formës së mirë të javëve të fundit djaloshi kuqezi ka fituar një vend fiks te Trabzonspor.
Komente








