VIDEO/ Fenomeni skandaloz i
martesave të fëmijëve në Indi

VIDEO/ Fenomeni skandaloz i<br />martesave të fëmijëve në Indi
Një fenomen skandaloz i martesave masive të fëmijëve në Indi është filmuar në kamera amatore. Vajza të vogla që qajnë pasi po i martojnë kundër dëshirës së tyre shfaqen në videon e xhiruar në qytetin Chittorgarh në veri të Indisë, qytet ky i hapur ndaj martesave të fëmijëve.

Në një sekuencë të videos, një vajzë e vogël rreth 10-vjeç qan me ngashërima dhe kërkon ndihmë, ndërsa i ati e tërheq me zor në ceremoni. 6 martesa fëmijësh ndodhin në Indi gjatë Akshaya Tritiya, një festival hindu që besohet se sjell mbarësi për martesat ne fëmijëve në zonat rurale të Indisë.

Policia po punon për të identifikuar familjarët që detyrojnë fëmijët të martohen në moshë ende të vogël, por këta të fundit kanë filluar të tregohen më të kujdesshëm duke organizuar ceremoni sekrete në vende të fshehta.
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime